Lajmet

35 rastet e shqyrtuara nga Task Forca mbeten në harresë

20 dhjetor 2016

Kanë kaluar afër 8 muaj që prej se organet komunale i kanë lëshuar njoftimet lidhur me 35 rastet e shqyrtuara nga Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, për tejkalimet e konstatuara në raport me lejet e ndërtimit në objekte të ndryshme brenda kësaj zone të mbrojtur.


Me këto shkresa ishte kërkuar që të ndërmerren veprimet sanuese në përputhje me standardet e përcaktuara me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, në të gjitha objektet private ku janë hasur parregullsitë, me ç’rast palët kanë pas në dispozicion një afat prej 60+30 ditësh për veprim. Ndërkohë Drejtoria e Inspektorateve pat paralajmëruar se në fund të gushtit do të niste ekzekutimi i detyrueshëm në këto raste, sipas rekomandimeve të Task Forcës.  Lexo komunikatën.