Lajmet

Hapësira publike për të gjithë

25 tetor 2016

 EC dhe OPMDK mbajtën punëtorinë e radhës me temën "Hapësira publike për të gjithë", pjesë e projektit "Prizreni, qytet pa pengesa". Kjo punëtori është një përpjekje për të gjetur zgjidhje praktike për problemet e personave me aftësi të kufizuar. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin personat me aftësi të kufizuar, pensionitë/e, nxënës/e si dhe studentë/e.


Projekti zhvillohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC.