Lajmet

Vizioni për lagjen Jeta e Re

21 tetor 2016

Punëtoria e vizionimit "Vizioni për lagjen Jeta e Re" është zhvilluar në kuadër të projektit "Qyteti Gjithëpërfshirës", i cili tenton t'i artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit.

 

Qasja "nga poshtë-lartë" që synon përfshirjen e komunitetit apo grupeve tjera relevante, mundëson injektimin e një dimensioni human në procesin e planifikimit urban, i cili tradicionalisht është trajtuar si një proces i pastër teknik. Me vendosjen e banorit në qendër të vëmendjes të planifikimit, sigurohet zgjidhje e qëndrueshme për hapësirën e trajtuar dhe njëkohësisht forcon ndjenjën e përkatësisë të komunitetit në hapësirat që i shfrytëzon.


Raportin “Vizioni për lagjen Jeta e Re", e gjeni në këtë link.