Lajmet

Takimi i Kuvendit të Anëtarëve të EC-it

26 korrik 2016

Më 23 korrik 2016 u mbajt takimi i parë i Kuvendit të Anëtarëve të EC-it për vitin 2016. Gjatë këtij takimi u miratuan këto dokumente: Raporti i Punës janar-qershor 2016, Raporti Financiar janar-qershor 2016, Plani i Punës për pjesën e mbetur të vitit 2016, Pasqyrat Financiare dhe Raporti i Auditorit të Pavarur për vitin 2015, Manuali për Integrimin e Komponentës Gjinore në punën e organizatës. Në këtë takim, anëtarët votuan për ndryshimin e llogos së organizatës. Llogoja e re e organizatës do të hyjë në përdorim menjëherë, ndërsa atë mund ta gjeni këtu.

Si pjesë e strategjisë së organizatës për rritjen e ndikimit të jashtëm dhe zhvillimin e brendshëm, por edhe për të ofruar një shembull pozitiv të ndryshimeve të brendshme, anëtarët votuan për emërimin e drejtorit të ri ekzekutiv të EC-it. Drejtor i ri i organizatës u votua Edon Mullafetahu, arkitekt, bashkëthemelues i EC-it, anëtar i deritanishëm i Kuvendit të Anëtarëve dhe njëri ndër bashkëpunëtorët profesional kohëve të fundit. Sipas vendimit për emërimin e drejtorit të ri ekzekutiv, Edon Mullafetahu pozitën e drejtorit do ta marrë nga 1 janari i vitit 2017, ndërsa muajt e mbetur do të jenë periudhë transitore për bartjen e përgjegjësive. Drejtori ekzekutiv aktual, Hajrulla Çeku, pas këtij ndryshimi do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit të organizatës.