Lajmet

Legalizimi i dështuar i ndërtimeve pa leje

11 korrik 2016

Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje që ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2014 nuk ka arritur që të përmbush qëllimin e vet. Kësisoj procesi i nisur dy vjet më parë për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë ka dështuar.

Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht raporti nga Komunat për fazën e parë të Regjistrit si dhe fazën e dytë të aplikimit për legalizim (Kategoria I, II dhe III e ndërtimeve) tregojnë se janë regjistruar afër 353 mijë ndërtime pa leje, ndërkohë që janë vetëm afër 8 mijë e 500 aplikime për legalizim (duke përfshirë këtu 6 mijë aplikime nga procesi i vitit 2010 në Komunën e Prishtinës). Lexo komunikatën.

Statistikat per regjister dhe aplikime per legalizim