Lajmet

Moskujdesi ndaj trashëgimisë prodhoi tragjedi

06 qershor 2016

Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit, nga shembja e një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit, të hënën, një fëmijë ka humbur jetën dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime.

Moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në këtë gjendje tashmë ka prodhuar edhe tragjedi.

Duke shprehur pikëllimin për këtë humbje, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përfshirë dhe përgjegjësinë penale për shkaktim të vdekjes si rezultat i papërgjegjësisë.

EC Ma Ndryshe edhe një muaj më parë pat kërkuar intervenimin urgjent të institucioneve përgjegjëse në objektet në rrugën “Marin Barleti”, që janë në prag të kolapsit.