Lajmet

Tryezë mbi rrugën e Kosovës drejt UNESCO-s

12 prill 2016

Këtë të enjtë (14 prill) në Prishtinë do të diskutohet për rrugën e Kosovën drejt anëtarësimit në UNESCO. Pas dështimit në konferencën e përgjithshme të mbajtur në nëntor 2015, institucionet e Kosovës nuk kanë publikuar asnjë agjendë për veprimin e radhës drejt anëtarësimit në UNESCO.

 

Afër gjashtë muaj pas votës negative, Kosova ende nuk e ka të qartë vizionin për anëtarësim në UNESCO. Për këtë arsye, Forumi 2015 dhe EC Ma Ndryshe organizojnë këtë tryezë si përpjekje për të nxitur diskutimin publik mbi hapat që duhen ndjekur. Në pjesën e parë të tryezës do të prezentohet analiza e shkurtër e EC Ma Ndryshe mbi shkaqet e dështimit në përpjekjen e parë dhe sugjerimet drejt anëtarësimit. Në diskutimin në panel do të flasin ekspertë dhe aktivistë të trashëgimisë kulturore nga Kosova dhe jashtë.

 

Tryeza "Kosova në UNESCO" mbahet me 14 prill (e enjte) me fillim në orën 13.00, në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.