Lajmet

Monumenti që po cenohet nga zjarri të hyjë nën kontrollin e institucionit kompetent

09 prill 2016Ndërtesa, që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare, të premten mbrëma është përfshirë përsëri nga zjarri në rrethana ende të pasqaruara nga organet e emergjencave dhe të sigurisë, që paraqet rastin e dytë të kësaj natyre brenda tre javësh në këtë monument.

Ky rast, sikurse edhe i mëparshmi, kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm nga organet e hetuesisë, pasi që ditë më parë edhe zyrtarët e Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prizrenit, në paraqitjet e tyre mediale kishin ngritur dyshime se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri. Lexo reagimin.