Lajmet

Validimi i draft raporteve të Transparencës Komunale

25 shkurt 2016

Përfundon seria e fokus grupeve për validimin e të gjeturave të draft raporteve për 7 Komunat e Kosovës, në kuadër të Indeksit të Transparencës Komunale. Në këto fokus grupe pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunave, shoqërisë civile dhe medias. Pas prezantimit të draft raporteve dhe notimit të performansës së komunave pjesëmarrësit dhanë kontributin e tyre mbi indikatorë të ndryshëm të vlerësimit. Pas marrjes së komenteve finale po punohet për raportet përfundimtare që do të publikohen në muajin mars 2016. Komunat të cilat janë pjesë e këtyre raporteve janë ajo e Prizrenit, Gjilanit, Ferizajit, Prishtinës, Mitrovicës, Pejës dhe Gjakovës.

 

Indeksi i Transparencës që përkrahet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë paraqet edhe një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe agjendën evropiane të Kosovës.