Lajmet

Fokus grup validues për draftin e raportit të Indeksit për Prizrenin

22 janar 2016

EC sot ka organizuar fokus grupin për validimin e të gjeturave të draft raportit për komunën e Prizrenit, në kuadër të Indeksit të Transparencës Komunale. Pjesëmarrës të fokus grupit ishin përfaqësues të komunës së Prizrenit, shoqërisë civile dhe medias. Pas prezantimit të draft raportit dhe notimit për performansën e komunës së Prizrenit, të pranishmit ofruan kontributin e tyre mbi indikatorë të ndryshëm të vlerësimit.


Indeksi i Transparencës Komunale që përkrahet nga Ambasada Britanike në Kosovë po realizohet në shtatë komunat e mëdha të Kosovës dhe synon ofrimin e një vlerësimi objektiv mbi transparencën komunale. Raporti final i Indeksit për vitin 2015 për shtatë komunat do të publikohet në muajin mars 2016.