Lajmet

Takimi i parë i Kuvendit për 2015

13 korrik 2015

Anëtarët e EC-it e mbajtën takimin e parë të Kuvendit te Anëtarëve për vitin 2015. Pikat e agjendës së këtij takimi ishin: Prezantimi i raporteve Janar – Qershor 2015, diskutim dhe miratimi i tyre; Prezantim i Planit për pjesën e mbetur të 2015, diskutim dhe miratim; Diskutime për identitetin vizual të organizatës (llogo dhe të tjera) si dhe Çështjet operacionale të organizatës. Gjatë takimit u shqyrtuan dhe miratuan në votime të veçanta dy dokumente: Raporti i Punës Janar-Qershor 2015 dhe Raporti Financiar Janar-Qershor 2015. Anëtarët e Kuvendit poashtu diskutuan detaje të caktuara për zbatimin e Planit të Punës për vitin 2015 si dhe e trajtuan propozimin e menaxhmentit për ndryshimin e identitetit vizual të organizatës. Në këtë takim u diskutuan edhe çështjet operacionale me çrast u morën edhe vendime të tjera. Hollësitë (diskutimet dhe vendimet) mund t’i gjeni të përmbledhura në  raportin e këtij takimi.

 

 Këtu mund t'i shkarkoni dokumentet e miratuara nga Kuvendi i Anëtarëve: