Lajmet

Rënie e të hyrave nga tatimi në pronë

16 dhjetor 2015

Raporti nëntëmujor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës i hartuar nga Ministria e Financave nxjerrë në pah faktin se pothuajse në të gjitha komunat e mëdha të vendit ka pasur rënie të arkëtimit të tatimit në pronë. Përjashtim në këtë mes bën vetëm Komuna e Prizrenit që ka arritur të grumbulloj më shumë të hyra të tatimit në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
 
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave del se Komuna e Ferizajt ka rënie më të madhe të arkëtimit të tatimit në pronë, që pasohet nga Gjakova, Prishtina, Gjilani, Peja dhe Mitrovica. “Rënia e inkasimit në disa komuna të mëdha, përfshirë këtu në veçanti Prishtinën dhe Ferizajn është e pashpjegueshme”, thuhet në raportin e MF-së. Lexo komunikatën.