Lajmet

Rrënimi i Hanit të familjes Mullafazliu, dështimi i radhës në mbrojtjen e trashëgimisë së Prizrenit

04 gusht 2015

EC Ma Ndryshe reagon ndaj rrënimit të Hanit të familjes Mullafazliu, veprim ky që ka ndodhur me lejen dhe pëlqimin e autoriteteve të nivelit lokal dhe qendror.  Kjo ndërtesë, ndoshta e vetme e kësaj tipologjie që ndodhej në Qendrën Historike të Prizrenit, është rrënuar të martën në orët e pasdites. 


Në bazë të qëndrimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që është njëri prej autoriteteve kryesore për ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel vendi, Hani i familjes Mullafazliu nuk ka pas status të mbrojtjes së përkohshme, pra nuk është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme dhe paraprakisht asnjëherë nuk ka qenë i propozuar për të qenë pjesë e kësaj liste. Lexo komunikatën.