Lajmet

Komuna e Prizrenit me defekte në zbatimin e ligjit

13 korrik 2015

OJQ EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” ka shqyrtuar efikasitetin e Komunës së Prizrenit në lejimin e qasjes në dokumente publike në përputhje me Ligjin përkatës. 

 

Në kuadër të projekteve të saja,  EC Ma Ndryshe përgjatë periudhës janar-qershor 2015 në Komunën e Prizrenit ka deponuar mbi 30 kërkesa për qasje në dokumente publike dhe informata, me ç’rast ka evidentuar vonesa që shkojnë në më shumë se dy javë në ofrimin e përgjigjes, derisa disa kërkesa ende janë pa përgjigje zyrtare. Gjej komunikatën dhe statistikat e kërkesave të EC-it dhe vonesat