Lajmet

Forumi i Dytë i Trashëgimisë

11 qershor 2015

Sot është mbajtur Forumi i Dytë i Trashëgimisë për Rajonin Jug, i cili u organizua në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK), Programi për Trashëgimi dhe Diversitet. Ky forum si objektiva kryesore ka patur prezentimin e  Planit të Trashëgimisë për Rajonin Jug, prezentimin e Planit të Veprimit për periudhën 18 mujore si dhe të stukturës së programit "Trashëgimia dhe Diversiteti", me shtrirje në Komunën e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit, Mamushës, Malishevës dhe Suharekës.

Gjatë Forumit të Dytë të Trashëgimisë janë diskutuar metodologjitë, objektvat dhe përmbajtja e planit të trashëgimisë i cili është një produkt i nismës regjionale të komunitetit, të komponentës për Zhvillimin Lokal Ekonomik të projektit të përbashkët të BE/KE- Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDKK). Përmes këtij Plani është tentuar  identifikimi i strategjive më të përshtatshme për zhvillimin e qëndrueshëm të komponentes së turizmit përmes trashëgimisë.

Para të pranishmëve, përfaqësues të insitucioneve qendrore dhe lokale, ekspertë dhe profesionistë të fushës së trashëgimsë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe anëtarë të grupeve punuese të Rajonit Jug u diskutua edhe qëndrueshmëria e Programit për Trashëgimi dhe Diversitet.