Lajmet

Konferenca “Bashkëpunimi turistik Kosovë – Shqipëri – Maqedoni”

29 maj 2015Në organizim të përbashkët të OJQ-së “EC Ma Ndryshe” dhe Divizionit për Turizëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të Qeverisë së Kosovës, në kuadër të projektit “Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”, të përkrahur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës në kuadër të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), të premten në Prizren është mbajtur konferenca rajonale “Bashkëpunimi turistik Kosovë – Shqipëri – Maqedoni”.

Në pjesën e parë të konferencës janë ndarë përvojat e promovimit turistik bashkë me iniciativat e bashkëpunimit rajonal. Përfaqësues të ambasadës së Finlandës, UNDP-së, MTI-së dhe Komunës së Prizrenit kanë përshëndetur pjesëmarrësit duke ofruar informata mbi angazhimet e tyre në zhvillimin përmes turizmit. Lexo komunikatën.