Lajmet

Dorëzohet kërkesa për “Korsi për Biçikleta”

15 maj 2015

Më 15 maj 2015 i ështe dorëzuar kërkesa për “Korsi për Biçikleta” Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe asaj të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, si kërkesë e shprehur përmes dy peticioneve të qytetarëve të Prizrenit.

Peticioni elektronik mbështetet në kërkesën e rreth 900 qytetarëve, përderisa peticionin tjetër qytetarët kanë pas mundësi ta nënshkruajnë me 9 maj 2015, gjatë performansës publike “Vozit biçikletë”, në Prizren.

Prizreni duhet të jetë i gjelbërt!