Projektet

Urbanism Watch “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”

Qëllimi i projektit është të zbatojë Planin e Veprimit për trashëgimi kulturore dhe planifikim urban për të siguruar qasje strategjike dhe reaktive të EC Ma Ndryshe ndaj të gjeturave dhe rekomandimeve të Raportit të Progresit. Në veçanti, ky Plan do të mundësonte planifikimin strategjik të veprimeve përmes të cilave do të kornizohet avokimi i organizatës për t’u siguruar që këto të gjetura dhe rekomandime përkthehen në veprime institucionale në Kosovë.


Në mënyrë specifike, ky aktivitet synon arritjen e këtyre objektivave:

  • Plani i Veprimit (monitorimit) për qasjen strategjike të organizatës në këta dy sektorë gjatë viteve të ardhshme,
  • Vendosja dhe matja e indikatorëve të matshëm për të vlerësuar progresin në këta dy sektorë të politikave publike,
  •  Forcimi i pozicionit dhe ndikimit të organizatës në procesit e SAPD,
  • Mobilizimi i burimeve të brendshme të organizatës për t’i kanalizuar ato mënyrë strategjije drejt ndikimit më të madh në institucionet e shtetit,
  • Krijimin e mekanizmit të përcjelljes permanente të aktivitetit të institucioneve në trashëgimi kulturore dhe planifikim urban.
  • Parandalimi i veprave penale të degradimit të trashëgimisë kulturore duke siguruar mbrojtje dhe zhvillim për Qendrën Historike të Prizrenit
  • Hapja e komunës së Prizrenit ndaj grupeve të komunitetit në fushat e planifikimit urban Angazhimi i qeverisë së Kosovës në mbikëqyrjen e komunave (me fokus në Prizren) për të ndaluar zhvillimin e pakontrolluar urban dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Prizren