Për organizatën

BORDI KËSHILLËDHËNËS

Fitore Isufi (Koja) ka përfunduar studimet Master në Pikturë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në punën e saj artistike trajton tema sociale dhe kulturore dhe përdor vizatimin, pikturën, videon, tekstet, instalacionin dhe performansën si mediume të artikulimit. Punimet e saj janë paraqitur në shumë ekspozita individuale dhe të përbashkëta, si në Kosovë ashtu edhe jashtë. Është mjaft aktive edhe me veprat në hapësirën publike, përfshi në qytetin e Prizrenit.


Ardian Gola
është kandidat për doktoratë në Sociologji në Universitetin e Tiranës. Mësimdhënës dhe udhëheqës i Departamentit të Sociologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës. Përvojë të konsiderueshme në administratën publike, në pozitat e zyrtarit për informim, udhëheqësit të zyrës për integrime evropiane në Ministrinë e Shërbimeve Publike.





Visar Sutaj
është mësimdhënës në Universitetin Publik të Gjilanit dhe hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës. Me përvojë të konsiderueshme në menaxhim të projekteve dhe aktivizëm në kuadër të shoqërisë civile. Ka magjistruar në Rochester Institute of Technology në New York mbi Menaxhimin e Shërbimeve dhe aktualisht është në përfundim të magjistraturës së dytë mbi Ligjin dhe Financat.



Eliza Hoxha, arkitekte, ka përfunduar studimet master në Leuven të Belgjikës, ndërsa aktualisht është duke i vijuar studimet e doktoratës në Universitetin për Teknologji në Graz, Austri. Në Prill të vitit 2010 u nderua me çmimin për “Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës në Kosovë“. Ka realizuar projete të shumta sociale/kulturore, në mesin e të cilëve “E ardhmja jemi ne“, “E dua këtë vend“ dhe “Ëndrrat“. Është autore e librit “Qyteti dhe Dashuria”. Aktualisht punon si asistente në Fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës.