Lajmet

Nxënësit e Mamushës kërkojnë rifunksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës

09 gusht 2018

Është realizuar iniciativa “Rifunksionalizimi i Shtëpisë së Kulturës" në Mamushë. Kërkesa për futjen në funksion të kësaj ndërtese ka ardhur nga nxënësit e Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet të mbajtur në kuadër të projektit AktRural (RuralAct) – aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës. Bashkëpunëtorë të kësaj iniciative janë edhe Komuna e Mamushës, me ndihmën e të cilëve është bërë pastrimi i ndërtesës dhe shfaqja e një filmi për banorët e këtij vendi.

Ky aktivitet është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."