Lajmet

Punimet e Teqes në Marash në kundërshtim me ligjin

27 nëntor 2017

Punimet të cilat janë duke u zhvilluar brenda kompleksit të mbrojtur të Marashit nuk janë duke iu përmbajtur kushteve të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore dhe njëkohësisht këto punime janë duke e shkelur Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.


Gjatë këtyre punimeve investitori nuk i është pëmbajtur kushteve të lëshuara nga Komisioni për Shqyrtimin e Kërkesave dhe Projekteve Restauruese - Konservuese të Trashëgimisë Kulturore pasi që nuk i kishte njoftuar zyrtarët QRTK-së për fillimin e punimeve në atë pjesë.


Investitori poashtu ka shkelur Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit (neni 6, pika 2.4) ku ndalohet ndryshimi i morfologjisë së terrenit, gjë që në vend-ngjarje shihen germimet e terrenit shkëmbor rrëzë kalasë.


EC i bënë thirrje urgjente Inspektoratit komunal që të merret me këtë çështje dhe të ndalojë dëmet e pakthyeshme që po realizohen në këtë zonë nga ky investitor. Poashtu ne i bëjmë thirrje edhe autoriteteve të Teqes që të tregojnë transparencë duke vendosur tabelën e projektit përskaj punimeve që po realizohen.