Lajmet

Drejtësi të plotë për Xhenetën

08 gusht 2017

Prokuroria Themelore në Prizren më datë 13 korrik 2017 ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit B.E., për shkak të veprave penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mos evitimi i rrezikut. Sipas aktakuzës i akuzuari B.E., në cilësi të personit përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, përkatësisht drejtor i Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, nga pakujdesia nuk ka ndërmarr masat për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse përreth shtëpive para shembjes, në rrugën “Marin Barleti” në Prizren për të evituar rrezikun, në atë mënyrë që me datë 06.06.2016, rreth orës 15:30 minuta., fëmija Xh.G., e lindur me datë 07.08.2012 derisa ishte duke luajtur në rrugë nga shembja e shtëpisë pëson plagë në kokë dhe në trup, ashtu që  nga plagët e marra ndërron jetë. Sipas Prokurorisë, me këto veprime i akuzuari B.E., ka kryer veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 2  të KP-ës dhe mos evitimi i rrezikut nga neni 370 paragrafi 1 të KP-ës.

Pa dashur që të ndërhyjë në punën e Prokurorisë, si organ i pavarur, EC Ma Ndryshe dëshiron që t’i shpreh disa opinione të veta mbi rrjedhën e deritanishme të ndjekjes penale të rastit. Opinioni ka të bëj me drojën që ka EC nëse kjo aktakuzë është e mjaftueshme për vendosjen e drejtësisë së plotë për rastin e vdekjes së Xheneta Gashit.  Gjeni opinionin këtu.