Projektet

Pakot Turistike

Qëllimi i këtij produkti është tërheqja e turistëve (nga jashtë dhe nga qytetet e tjera të Kosovës) përmes krijimit të mundësive për të kaluar kohë cilësore dhe informative në Prizren. Në të njëjtën kohë, pakot turistike do të promovojnë edhe veprimtarinë e ciceronëve, që paraqet një sektor ende të pazhvilluar të kulturës dhe turizmit në Prizren. Ndërsa objektivat specifike të projektit janë:  të strukturohet dhe prezantohet profesionalisht pasuria kulturore e Prizrenit, të tërhiqen turistët përmes ofertave konkrete për të njohur qytetin, të promovohet veprimtaria e ciceronëve, dhe të rritet numri i referencave të shkruara mbi trashëgiminë kulturore të Prizrenit

Aktivitetet dhe të arriturat
Zbatimi i projektit parasheh realizimin e pesë pakove turistike. Secila pako do të ketë broshurën e vet (të shtypur dhe të promovuar virtualisht) dhe kontakt informacionet për ciceronët përkatës. Realizimi i një pakoje turistike përfshin: përpilimin e tekstit nga profesionistët, disenjimin, përkthimin, shtypjen dhe promovimin virtual. Tematikisht, këto pesë pako turistike do të ndahen në: trashëgimia e përgjithshme e qytetit, trashëgimia arkitekturore, trashëgimia arkeologjike, trashëgimia shpirtërore dhe trashëgimia fetare. Këtë aktivitet EC Ma Ndryshe e ka realizuar në emër të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren, ku aktualisht e koordinon Sekretariatin.