Projektet

EKO SHKOLLA

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të avokojë për futjen e konceptit të EKO shkollës në shkollat e Prizrenit përmes pilotimit të modelit dhe metodologjisë përkatëse të mbrojtjes së mjedisit me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve dhe mësuesve në një shkollë të përzgjedhur në mënyrë konkuruese.  Në shkolla kryeson teoria para praktikës, me mundësi praktikisht jo ekzistente për t'u angazhuar në aktivitete sociale dhe komunitare. Në përgjigje të kësaj nevoje, EC Ma Ndryshe ka hartuar këtë projekt, i cili bazohet në konceptin "eko shkollor", një model dhe metodologji që përdoret gjerësisht në vendet e zhvilluara, por që po zgjerohet me shpejtësi edhe në vendet në zhvillim. Eko Shkolla është një metodologji e provuar, pasi ndër të tjera përfshin të gjithë, përmirëson mjediset shkollore, motivon të rinjtë dhe përfshin komunitetet.