Lajmet

Vendimmarrja e Kryetarit të Komunës së Prizrenit është jotransparente në vitin 2020

26 shkurt 2020

Vendimmarrja e Kryetarit të Komunës së Prizrenit gjatë dy muajve të parë të vitit 2020 është jotransparente për publikun.

EC Ma Ndryshe përkujton se dy vite më parë, pas kërkesës së aktivistëve të shoqërisë civile për hapjen e mbledhjeve të qeverisë komunale të Prizrenit, kryetari ishte zotuar se të gjitha vendimet do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komunës.

EC Ma Ndryshe ka përcjellë publikimin e këtyre vendimeve prej fillimit të këtij viti. Në ueb faqen e Komunës së Prizrenit deri në fillimin e javës së fundit të muajit shkurt janë publikuar numër simbolik i vendimeve të kryetarit, përkatësisht 8 vendime. Ndërsa me datë 25.02.2020 në ueb faqen e Komunës figuronte vetëm një vendim i kryetarit, i publikuar me datë 06.02.2020, gjë që mund të jetë shkaktuar si pasojë e defekteve teknike në funksionimin e ueb faqes zyrtare. Gjeni komunikatën këtu.