Lajmet

Pjerrina për lëvizje të lirë në qytetin e Ferizajit dhe Gjilanit

16 janar 2020EC pas takimeve të rregullta me përfaqësues të Handikos-it në Komunën e Ferizajit dhe Gjilanit, ka pranuar si shqetësim nga ata mungesën e pjerrinave dhe lartësinë e madhe të trotuareve dhe vështirësitë që hasin personat me nevoja të veçanta për qarkullimin e lirë të tyre. Sipas tyre ky është njëri ndër problemet kryesore për të cilat duhet të ketë përkushtim më të madh edhe nga ana e institucioneve komunale.
Andaj EC duke e parë shqetësimin dhe vështërsitë që po shkakton mungesa e këtyre pjerrinave dhe lartësia e trotuareve, ka realizuar disa intervenime në këto qytete duke bërë nivelizimin e trotuareve me qëllim që ta lehtësoj qasjen për këta persona për lëvizje të lirë dhe të sigurt.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projekit \"Qytetet Gjithëpërfshirëse - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje, financuar nga Olof Palme International Center mbështetur nga Qeveria e Suedisë.