Lajmet

Orientimi në karrierë

12 dhjetor 2019

Është mbajtur ligjërata “Orientimi në karrierë” në Prishtinë në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” e cila ka dal si kërkesë e nxënësit të Shkollës së Aktivizmit, Ardit Mulliqi.

Kjo ligjëratë është mbajtur nga Melodika Abrashi dhe ka për synim t’i njoftojë nxënësit e shkollave të mesme rreth përgatitjeve për zgjedhjen e profesionit të tyre. Në ligjëratë kanë qenë të pranishëm mbi 30 nxënës, të cilët pas përfundimit të ligjëratës kanë qenë të lirë për diskutim.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).