Lajmet

Intervenim ekologjik në rrugën "Shefqet Shkupi" në Prishtinë

10 dhjetor 2019

EC Ma Ndryshe është takuar me banorët e rrugës \"Shefqet Shkupi\" në Prishtinë të cilët gjatë diskutimeve kanë shprehur disa nga brengat e tyre që kanë të bëjnë me lagjen ku ata jetojnë.

Të pranishmit kanë shprehur si të nevojshme vendosjen e tabelave informuese për njoftimet e lagjes, policëve të shtrirë, pengesave për parkimin e veturave, ndërrimin e shtyllave elektrike të cilat janë të dëmtuara dhe rregullimin e ndriçimit publik.

Shqetësim tjetër i banorëve të kësaj lagje ishte mungesa e hapësirave të gjelbra andaj EC ka vendosur të intervenojë duke mbjellur një numër të bimëve në hapësirat e kësaj lagjeje.

Aktiviteti është financuar nga projekti \"Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).