Lajmet

Aksion pastrimi dhe fushatë vetëdijesuese në Komunën e Mamushës

20 nëntor 2019

EC Ma Ndryshe dhe KVRL në Mamushë kanë realizuar një aksion pastrimi në disa nga hapësirat në këtë komunë dhe kanë shpërndarë fletushkat me mesazhe vetëdijesuese duke synuar pastrimin e këtyre hapësirave dhe duke synuar ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mjedisit të pastër. Nxënësit, të rinjtë dhe EC kanë pastruar këto pjesë duke mbledhur një sasi të madhe të mbeturinave dhe duke e përcjellë mesazhin se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi..

Aksioni i sotëm jo vetëm që ka shërbyer për të krijuar një ambient më të pastër nga mbeturinat dhe përcjelljes së mesazheve vetëdijesuese, por edhe ka shërbyer si një protestë mbi çështjen që të bëhet eliminimi i shndërrimit të zonave të gjelbra në deponi mbeturinash.

Aktiviteti është financuar nga projekti \"Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).