Lajmet

Parku i Obiliqit merr një pamje të re

26 korrik 2019

Ngjyrosja e ulëseve, shportave dhe mbjellja e fidaneve në parkun “Aziz Zhilivoda” në Obiliq ka ardhur si ide e Magbule Gashi, nxënëse e Shkollës së Aktivizmit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një hapësire më ekologjike përmes mbjelljes dhe sjelljes së një hapësire më rekreative përmes ngjyrosjes së ulëseve dhe shportave.

Kontribues të këtij aktiviteti që u mbajt sot, ishin Zyrtarë për Mbrojtjen e Mjedisit, vullnetarë të Qendrës Rinore, përfaqësues të Kryqit të Kuq Obiliq, përfaqësues të KVRL-së dhe qytetarë të Obiliqit.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).