Lajmet

Ambientalistët e shkollës "Luciano Motroni" mirëpresin zogjt shtegtarë

13 maj 2019

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shpendve Shtegtarë në Parkun e qytetit të Prizrenit është bërë vendosja e shtëpizave për zogj. Duke qenë se tani është periudha kur shpendët shtegtojnë në viset tona, atëherë të rinjtë që janë pjesë e Klubit të Ambientit në shkollën “Luciano Motroni” kanë menduar të krijojnë kushte të përshtatshme për disa prej tyre dhe të theksojnë nevojën për të mbrojtur këtë pjesë të faunës dhe habitatin e tyre.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).