Lajmet

Përfundoi Shkolla për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet III

04 mars 2019

26 të rinjë nga komuna e Gjilanit,Ferizajit, Shtimes, Kaçanikut, Kamenicës, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës janë mbledhur në një fundjavë për t’u trajnuar rreth temave të aktivizmit në komunitet, edukimit demokratik, qeverisjes së mirë dhe gjithëpërfshirjes në planifikim. Para këtyre të rinjve fillimisht nga Valon Xhabali janë prezantuar aktivitetet e organizatës EC Ma Ndryshe", për të vazhduar në ditën vijuese me Shpend Mustafën me temën "Edukimi demokratik i të rinjve dhe roli i tyre në qeverisjen e mirë”. Në ligjëratën vijuese nxënësit kanë pasur rastin ta dëgjojnë Flaka Xërxa - Beqirin mbi temën "Roli i të rinjve në planifikim - aktivizmi dhe gjithëpërfshirja".
Në ditën e fundit të këtij trajnimi nxënësit patën rastin që ta dëgjojnë Ajete Kërqelin duke ligjëruar temën “Teknikat e Aktivizmit dhe mobilizimit të komunitetit dhe zhvillimi i shoqërisë civile” pjesë gjatë së cilës pati edhe diskutime propozime të rëndësishme se si këta të rinjë mund të sjellin ndryshime në komunitetin ku ata jetojnë.


Pjesë tjetër me vlerë e këtij moduli ishte edhe strukturimi i ideve fillestare të nxënëxve në bashkëpunim me trajnerët dhe mentorët e tyre. Idetë e propozuara nga këta nxënës janë shtjelluar tutje dhe tashmë janë në fazën përgatitore për vijimin e implementimit në teren. Në kuadër të këtij sesioni nxënësit e bashkuar në grupe të krijuara në bazë të komunave prej nga vijnë kanë krijuar grupe përmes të cilave do të vijojnë zhvillimin e aktiviteteve në tematika të caktuara nën mbështetjen e EC Ma Ndryshe.


Organizimi i kësaj shkolle financohet nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).