Lajmet

Ambient i pastër, për një jetë të shëndetshme

08 shkurt 2019

Sot është bërë vendosja e 10 shportave për hudhjen e mbeturinave në sheshin “Faruk Elezi” në Klinë. Meqenëse ka pasur mungesë të dukshme të hapësirave të dedikuara për hudhjen e mbeturinave në këtë hapësirë është parë e nevojshme që të bëhet vendosja e këtyre shportave, aktivitet që u mirëprit nga banorët dhe institucionet. Kjo iniciativë ka dalur si ide e Ernis Salihut, pjesëmarrës i Shkollës për Aftësimin e të Rinjve për Aktivizëm në Komunitet. I pranishëm në realizimin e aktivitetit ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente të Klinës, z. Iber Elezaj, i cili falënderoi realizuesit dhe u tregua i gatshëm për bashkëpunim, për të vazhduar kështu me mirëmbajtjen e këtyre shportave përmes kompanisë përgjegjëse.

Luten qytetarët e Klinës që hudhja e mbeturinave të bëhet në hapësirat e dedikuara për to, në mënyrë që të parandalohet ndotja e mëtutjeshme e ambientit.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).