Lajmet

Sektori i Ndërtimeve në Kosovë

10 janar 2019

EC Ma Ndryshe ka realizuar një analizë të titulluar “Sektori i Ndërtimeve në Kosovë”. Në këtë analizë ipet një pasqyrë e situatës së përgjithshme të planifikimit hapësinor në Komunat e  Kosovës dhe prezantohen standardet europiane të planifikimit dhe ndërtimit. Të trajtuara si tema në këtë analizë janë edhe Korniza ligjore dhe dokumentet e planifikimt hapësinor si dhe çështja e ndërtimeve pa leje në Kosovë duke u ndalur edhe specifikisht tek rasti i Prizrenit. Poashtu ky dokument analizon edhe vendimin e Kuvendit të  Republikës së Kosovës për trajtimin e ndërtimeve pa leje duke ardhur në fund me një listë rekomandimesh. Për më shumë  gjeni publikimin këtu.

 

 

©fotografia: ITbrief