Lajmet

Kontributi i EC-it për Raportin e KE-së për Kosovën

30 nëntor 2018

EC Ma Ndryshe ka përpiluar analizën e shkurtër “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Sfidat e Planifikimit dhe Ndërtimit në Kosovë”, që është kontributi i organizatës për Raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën.

Në këtë përmbledhje, janë përfshirë temat si: Përmbushja e MSA-së në fushën e mjedisit, Eurokodet dhe Kodi i Ndërtimit të Kosovës, Zbatimi i legjislacionit në sektorët e planifikimit dhe të ndërtimeve, Dëmet e shkaktuara ndaj trashëgimisë kulturore e Statistikat e organeve të sistemit të drejtësisë për ndërtimet pa leje dhe shkatërrimin e Trashëgimisë Kulturore në Prizren si dhe Sfidat për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore në Kosovë. Për më shumë ju lutem gjeni të bashkangjitur analizën në gjuhën shqipe dhe angleze.