Lajmet

Vazhdon java e tretë e Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban

29 prill 2018

Ka vazhduar java e tretë e Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban. Temat e ligjëratave të mbuluara gjatë javës së tretë ishin: ‘’Qendra Historike e Prizrenit – Sfidat dhe Përparësitë’’ nga Enes Toska, ‘’Trashëgimia Kulturore dhe Qyteti’’ nga Sali Shoshi dhe ‘’Filmi dhe Aktivizmi Qytetar’’ nga Samir Karahoda. Të rinjtë poashtu kanë vazhduar punën praktike të monitoruar nga mentorët profesionistë të fushave të ndryshme. Ata do të finalizojnë fazën konceptuale të iniciativave qytetare gjatë Modulit 1, për të vazhduar me implementimin e tyre ne Modulit 2 të Shkollës së Aktivizmit Urban.