Lajmet

Transporti Urban në Prizren tashmë ka materiale informuese

12 nëntor 2016

Në kuadër të krijimit të Platformës për Transportin Urban në Prizren, EC Ma Ndryshe ka dizajnuar materialet grafike informuese përkatësisht hartat e linjave urbane, orarin e shërbimit të këtyre linjave, shenjëzimet e stacioneve urbane dhe shenjëzimet brenda autobusëve, pasi paraprakisht ka definuar lokacionet dhe emërtimet e stacioneve lokale. Përmes performansës “Harta e Transportit Urban të Prizrenit dhe shenjëzimi i autobusëve” ato janë vënë në shërbim të publikut me synimin që të lehtësohet informimi i qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë shërbim.

 

Në një analizë të bërë për transportin urban në Prizren, pas takimeve dhe punëtorive të organizuara nga EC dhe OPDMK me grupet e ndryshme të komunitetit, janë identifikuar problemet si mungesa e shenjëzimeve rrugore; mungesa e materialeve informuese; mungesa e stacioneve urbane;  ndalesat jo të rregullta të autobusëve; pengesat në qasje të personave me aftësi të kufizuar, etj.

 

Gjeni hartën këtu dhe për më shumë lexoni komunikatën