Lajmet

Për 7 muaj, evidentohen 8 shkelje ligjore nga ­Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës

31 gusht 2016

Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës në shtatë muajt e vitit 2016 në tetë raste kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjatë periudhës kohore janar-korrik 2016, në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) del se në KK-në e Prishtinës janë konstatuar tri shkelje ligjore, derisa në ata të Gjakovës dhe Ferizajt nga dy, në KK-në e Prizrenit një shkelje ligjore, dhe në anën tjetër në Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë të jugut nuk janë evidentuar shkelje ligjore.    


Sipas informatave të marra nga MAPL-i, KK-ja e Prishtinës i ka rishqyrtuar të tria vendimet brenda afateve ligjore, Gjakova një vendim e ka rishqyrtuar dhe tjetrin jo, Prizreni e ka rishqyrtuar vendimin e vetëm, derisa KK-ja e Ferizajt ka pasur në dispozicion akoma afat për rishqyrtimin e dy vendimeve. Lexo komunikatën