Lajmet

35 rastet e Task Forcës: Blerje kohe dhe ikje nga përgjegjësia

22 prill 2016

Inspektorati i Komunës së Prizrenit në fillim të kësaj jave ka paralajmëruar dërgimin e njoftimeve te pronarët e objekteve të banimit dhe ato afariste për evitimin e tejkalimeve apo shkeljeve në raport me lejet ndërtimore, të cilat ishin evidentuar pas shqyrtimit të 35 rasteve nga Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit.
 
Në procesverbalin e mbledhjes së Task Forcës të datës 10 shkurt 2016, në rend të ditës ka qenë “shqyrtimi i 35 rasteve të ndërtimit në QHP, me raportin e detajuar të Sekretariatit të Task Forcës dhe sugjerimet që duhet t’i merr Task Forca”, me ç’rast është bërë edhe prezantimi i rasteve. Lexo komunikatën.