Lajmet

Transparenca dhe llogaridhënia para publikut

18 mars 2016

Forumi Transparenca sot më datën 18.03.2016 si aktivitet përmbyllës vjetor mbajti tryezën e diskutimit me temën “Transparenca dhe llogaridhënia para publikut”. Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin të gjithë akterët  që kanë kontribuar me pjesëmarrjen e tyre në debatet e ciklit  “Ballafaqim”, si zyrtarët komunal, përfaqësuesit nga niveli qendror, përfaqësues të partive politike opozitare, gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile, etj.
 
Në këtë tryezë u shqyrtuan dhe përmblodhën temat e diskutuara në kuadër të ciklit të debateve “Ballafaqim”, me një përqëndrim në realizimin e premtimeve të dhënave gjatë kësaj periudhe, llogaridhënien para publikut për mos realizimin e tyre, cilat kanë qenë të arriturat e ku ka pas ngecje.
 
Tryeza ishte një përballje mes anëtarëve të Forumit Transparenca dhe gjithë akterëve që kanë prezentuar gjatë debateve të ciklit “Ballafaqim” të Forumit Transparenca.
 
Forumi Transparenca është themeluar në mars të vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktivë në fushën e qeverisjes demokratike.