Lajmet

Institucionet publike duhet të ndalin frikësimin e sinjalizuesve

21 gusht 2015

Përmes kësaj letre shprehim shqetësimin tonë të thellë me mënyrën e trajtimit të sinjalizuesve nga institucionet publike në Kosovë, që paraqet shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe njëkohësisht është tregues i mungesës së seriozitetit të institucioneve për të luftuar korrupsionin.

Tri rastet e sinjalizuesve të keqpërdorimeve dhe korrupsionit që kanë ndodhur vetëm gjatë vitit 2015 dëshmojnë që intitucionet e Kosovës, ndonëse shprehimisht proklamojnë integrim europian, në praktikë bëjnë të kundërtën duke i injoruar standardet e Këshillit të Europës dhe të institicioneve tjera europiane për lirinë e shprehjes. Lexoni letrën e plotë këtu.