Lajmet

Me art publik kundër degradimit të Prizrenit

11 gusht 2015

Kanë përfunduar punimet në dy intervenimet artistike, pjesë të projekit të EC Ma Ndryshe  "Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren", që synojnë të tërheqin vëmendjen e publikut dhe institucioneve të shtetit për problemet aktuale të qytetit përmes metodave të të shprehurit kreativ. Pas promovimit të intervenimit të parë “Ura e dashurisë” në muajin maj, dy veprat e rradhës “UNË JAM MONUMENT” dhe “Analogjia inverse” kanë zënë vendet e tyre në hapësirën publike të qytetit.
 
Intervenimi artistik "UNË JAM MONUMENT" i Senat Halitit synon të rikthejë Arastën e vjetër fizikisht, përmes volumetrisë fantome të urës së mbuluar. Forma përmes thjeshtësisë tenton të sjellë në vëmendje një kujtim të mirë të Arastës se dikurshme, përderisa materiali PVC përmes kompleksitetit në vetvete flet për zymtësinë dhe realitetin e hidhur që po e mbyt qytetin e Prizrenit. UNË JAM MONUMENT është homazh për qendrën që po zhduket, krenarinë e Prizrenit, urat dhe çdo gjë të bukur që kjo pjesë e qytetit dikur strehonte në brendinë e saj, e që sot më nuk i ka. Kjo vepër është një thirrje për institucionet përgjegjjëse të shtetit si dhe për qytetarët për të hapur sytë kundrejt realitetit të hidhur dhe për të vepruar dhe ruajtur  vlerat kulturore të qytetit të Prizrenit. Lexo komunikatën.