Lajmet

Portali mahalla.info në shërbim të aktivizmit të qytetarëve të Prizrenit

05 gusht 2015

EC Ma Ndryshe të mërkurën ka lansuar portalin www.mahalla.info, që i dedikohet aktivizmit të qytetarëve dhe grupeve të komunitetit në lagjet brenda qytetit të Prizrenit. 


Para gazetarëve është ofruar një shpjegim më i gjerë për përmbajtjen e portalit si dhe rubrikat brenda tij, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët për të adresuar propozime, ankesa, paralajmërime në lidhje me zhvillimet në lagjet e tyre si dhe të mbikëqyrin realizimin e projekteve që zbatohen në saje të mjeteve publike. Lexo komunikatën.