Lajmet

Komuna e Prizrenit duhet të forcoj kontrollet dhe monitorimin te lejet ndërtimore

31 korrik 2015

Në kuadër të projektit për monitorimin e zhvillimeve në sektorin e urbanizmit të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka shqyrtuar çështjen e lejeve të ndërtimit që lëshohen nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që kjo temë është theksuar në kuadër të gjeturave të Raportit të Auditorit për vitin 2014. 


Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka konstatuar se në një numër të konsiderueshëm të kërkesave të aprovuara për leje të ndërtimit dokumentacionet nuk kanë qenë të plotësuara, ndërkohë që edhe ata që janë pajis me leje nuk i janë përmbajtur kritereve urbanistike, derisa Komuna nuk ka marrë veprime ndaluese në këtë drejtim. Lexo komunikatën.