Lajmet

Numri i katërt i Buletinit "Gjykatë e Hapur"

27 korrik 2015

Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e katërt tëbuletinit informativ "Gjykatë e Hapur", i cili mbulon periudhën Prill -Qershor 2015. Publikimi i këtij numri të buletinit është edhe një hapdrejt vazhdimit të hapjes së kësaj gjykate ndaj qytetarëve. Buletiniështë një dritare e re e transparensës së punës së Gjykatës Themelore tëPrizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin edrejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti. Kypublikim periodik do të ofrojë informacion mbi punën e Gjykatës,statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen eqytetarëve në Gjykatë, përfshirjen mediale, dhe të tjera në shërbim tëtransparencës dhe llogaridhënies karshi qyetarëve.

Numri i katërti Buletinit Informativ ''Gjykatë e Hapur '' është rezultat ibashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe OJQ EC Ma Ndryshe,në kuadër të iniciativës “Gjykatë e Hapur”. Buletinin mund ta gjeni këtu.