Lajmet

“Komunë e Hapur II”, thirrja e radhës për rimendimin e hapësirave publike

10 korrik 2015

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë, të premten ka realizuar aktivitetin "Komunë e Hapur II". Kjo performansë publike është vazhdimësi e kërkesës për hapjen e komunës për qytetarë, duke patur për synim promovimin e lëvizjes së lirë në hapësira publike, më shumë hapësira gjelbëruese dhe transparencë në objektet publike.
 
Në gusht të vitit të kaluar, EC ka prezantuar një propozim për ri-dizajnimin  e hapësirës publike të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë) duke kërkuar largimin e gardhit, shtimin e hapësirës së gjelbër përreth ndërtesës së komunës, shpalljen e një konkursi publik për të ftuar komunitetin e arkitektëve që të konkurrojnë me ide konkrete për të intervenuar në këtë hapësirë dhe zbatimin e kësaj qasjeje edhe në hapësirat përreth institucioneve të tjera publike. Diskutimi është iniciuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe i është përcjellë qeverisë lokale për shqyrtim, me ç’rast ekzekutivi deri më sot nuk ka ofruar ndonjë përgjigje. Lexo komunikatën