Publikimet

E drejta mbi qytetindhjetor, 2017Ky manual është produkt i dalur nga një proces gjithëpërfshirës me të rinjtë dhe fëmijët, të cilin EC Ma Ndryshe e organizon për të përkrahur të drejtën e tyre për përfaqësim si një nga grupet më të ndërpërfaqësuara të Prizrenit. Punëtoria ‘’E drejta e të rinjve dhe fëmijëve mbi qytetin (nga perspektiva e të drejtave të të rinjve)’’ është bazë e këtij dokumenti, por qëllimi i tij përtej rapotimit të të gjeturave të punëtorisë është të shërbej si manual dhe udhërrëfyes për të gjithë ne. Si fëmijë, si të rinjë, si të rritur dhe si vendimmarrës, të krijojmë qytete ku zëri i të rinjve dhe fëmijëve dëgjohet dhe idetë e tyre merren parasysh.
Shkarko[ALB]
Gjendja fizike e monumenteve dhe sfidat e menaxhimit të TK në Prizren nëntor, 2017Gjendja fizike e monumenteve dhe sfidat e menaxhimit të TK në Prizren. Të përshkruara janë detaje të ndryshme bashkë me fotografitë e objekteve, gjeoreferencat, statusin ligjor, periudhën e ndërtimit, statusi pronësor, potencialin e asetit për zhvillim.
Shkarko[ALB]
Përgjegjësitë e autoriteteve komunale në planifikim urbannëntor, 2017Përgjegjësitë e nivelit lokal në planifikim hapësinor
Shkarko[ALB]
Urbanizmi i mbyllur i Prizrenittetor, 2017Ky raport është përgaditur në kuadër të projektit "Transparenca e Planifikimit Hapësinor në Prizren" i cili synon hapjen e dokumenteve të planifikimit hapësinor në komunën e Prizrenit, për të përmbushur obligimet e Kartës për Hapjen e të Dhënave, dhe rritur nivelin e llogaridhënies publike në këtë sektor.
Shkarko[ALB]
Kontributi i EC-it për Raportin e KE-së për Kosovëntetor, 2017Zhvillimet përgjatë tremujorit të fundit të vitit 2016 dhe gjysmës së parë të vitit 2017 tregojnë se mbrojtja dhe menaxhimi i duhur i trashëgimisë kulturore në tërë Kosovën mbetet një sfidë mjaft serioze. Në këtë raport i gjeni detajet e hollësishme rreth gjendjes aktuale të trashëgimisë kulturore.
Shkarko[ALB][ENG]
Numri i tetë i buletinit tetor, 2017Gjykata Themelore e Prizrenit vazhdon me publikimin e rregullt të buletinit "Gjykatë e Hapur" duke shfaqur transparencën e punës së këtij institucioni. Ky dokument ka filluar të publikohet si rezultat i bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore në Prizren dhe EC Ma Ndryshe, punë të cilën tashmë ekipi i kësaj gjykate po vazhdon ta bëjë në baza të rregullta kohore.
Shkarko[ALB]
Gruaja dhe hapësirat publikeshtator, 2017Ky vizionim është produkt i grupit joformal të grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit ''FEMaktiv" në bashkëpunim me OJQ "EC Ma Ndryshe".
Shkarko[ALB]
Punësimi i Grave, Zhvillimi i Shoqërisëgusht, 2017Ky hulumtim i shkurtër analizon pabarazinë në përfshirjen e grave në tregun e punës dhe thekson që mënyra e vetme e zhvillimit të shoqërisë bëhet përmes fuqizimit dhe punësimit të gruas.
Platformë e barazisë gjinore në Prizrenkorrik, 2017Ky dokument është hartuar përmes një procesi konsultues dhe synon të shërbejë si kornizë orientuese për politikat publike të Komunës së Prizrenit në çështje të barazisë gjinore.
Qeverisje lokale që garanton barazi gjinorekorrik, 2017Ky dokument është hartuar pas përfundimit të tri (3) hulumtimeve të çështjeve kyçe dhe me interes, të adresuara nga ana e grave të subjekteve politike dhe të shoqërisë civile si dhe pas hartimit të një platforme për barazi gjinore, duke identifikuar dhe përmbledhur problemet kryesore me të cilat gratë ballafaqohen vazhdimisht në komunën e Prizrenit.
Leximi i platformave të partive politikekorrik, 2017Ky raport ka për qëllim ta bëjë analizën gjinore të platformave të partive politike në Prizren, të cilët garojnë për zgjedhje komunale të vitit 2017. Në këtë raport janë paraqitur mungesat sa i përket platformës së barazisë gjinore që përmbajnë partitë politike në programet e tyre zgjedhore.
Më pak pengesa e më shumë mundësi për nënat vetushqyese!korrik, 2017Kjo analizë e shkurtër është prodhuar si rezultat i hulumtimit të realizuar mbi politikat dhe vendimmarrjen e pushtetit lokal, në raport me temën e hulumtuar, sikurse edhe diskutimet e ndryshme publike, por dhe dy punëtoritë e mëparme të organizuara me komunitetin e grave në Prizren.
Përkrahja e gruas në vetiniciativa biznesorekorrik, 2017Ekipi hulumtues përgjatë dy muajve ka analizuar politikat dhe vendimmarrjen e pushtetit lokal në raport me rrethanat aktuale në Kosovë në përgjithësi dhe në Prizren në veçanti të cilat tregojnë se përkrahja ndaj grave me vetiniciativa biznesore është e kufizuar për të mos thënë mbetet në nivel simbolik.
Numri i shtatë i buletinit "Gjykatë e Hapur"maj, 2017Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e shtatë të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", i cili mbulon periudhën Janar-Prill 2017. Buletini është një dritare e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti.
Shkarko[ALB][SRB]
Shkolla për të gjithëmars, 2017Edhe pse e drejta për vijim të shkollimit ështe e siguruar me Ligjin për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës, personat me aftësi të kufizuara rezultojnë ta kenë pothuajse të pamundur vijimin e shkollimit elementar. Eshte ky ligj që promovon nje sistem arsimor jo-diskriminues në te cilin respektohet e drejta e secilit person për mundësi shkollimi. Madje sipas po këtij ligji, institucionet shkollore kanë për detyrë promovimin e politikave gjithëperfshirese për integrimin e personave me dobësi dhe aftësi të kufizuar në sistemin arsimor. Gjithëpërfshirja është poashtu njëra ndër pritoritetet e Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.
Shkarko[ALB]
Planifikim urban për qytetarët 5shkurt, 2017Kjo analizë e shkurtër mëton t’i paraqesë shqetësimet kryesore të qytetarëve të Prizrenit në lidhje me çështjet e planifikimit urban dhe menaxhimin e qytetit në përgjithësi. Analiza e prezantuar këtu është e pesta me radhë që realizohet brenda një periudhe katër (4) vjeçare në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës – planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”.
Shkarko[ALB]
PRIZRENI - Qytet që nuk i ka mënjanuar barrierat për PAKjanar, 2017Personat me Aftësi të Kufizuar në Kosovë në përgjithësi dhe në Prizren në veçanti përballen me diskriminimin shumëdimensional në baza ditore. Sfidat në qasjen në objekte e transport publik, shëndetësi, arsim, punësim, etj. Për këtë komunitet paraqesin pengesë në drejtim të gëzimit të drejtave të garantuara kushtetuese e ligjore, gjë që bën që PAK-të të mos gëzojnë as mundësi të barabarta si pjesëtarët tjerë të shoqërisë.
Shkarko[ALB]