Publikimet

Planifikim urban për qytetarët 4dhjetor, 2015Kjo analizë e shkurtër mëton të paraqesë shqetësimet kryesore të qytetarëve të Prizrenit në lidhje me çështjet e planifikimit urban dhe menaxhimin e qytetit në përgjithësi. Analiza e prezantuar këtu është e katërta me radhë që realizohet brenda një periudhe 3 vjeçare në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës – planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”.
Një Qytet për Komunitetindhjetor, 2015EC Ma Ndryshe përmes nismave të ndryshme ka tentuar që të nxisë idenë mbi ndryshimin e hapësirës publike, gjithmonë duke pasur vet qytetarin në fokus. EC-i beson që qyteti ofron mundësi të shumta për ta kthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarit, ashtu si ai e projekton në mendjen e vet!
Katalog - Bukur dhe Gjelbërshtator, 2015Me këtë katalog të Rajonit të Jugut të Kosovës po bëjmë një përpjekje për t’ia ofruar vizitorit të huaj, por edhe atij vendor, një përmbledhje të thuktë, të pastër dhe të qëndrueshme të historisë, traditës, kulturës dhe natyrës së kësaj pjese. Natyrisht, duke qenë se katalogu i dedikohet turistit, në radhë të parë është vënë trashëgimia materiale dhe shpirtërore, e cila, në këtë rast, e afron atë në mënyrën më të lehtë dhe më të hapur kah njohja e vendit, kah mundësia për t’i vizituar dhe për t’u kënaqur me tërë ato lokalitete dhe objekte që janë prezantuar këtu. [ALB] [ENG] [SRB] [TUR] [DEU] [FRA] [ITA]
Trashëgimia kulturore në zështator, 2015Rajoni i jugut, në veçanti Prizreni, dallohet për trashëgiminë kulturore.Lokalitete arkeologjike, kala, kisha, xhami, hamame, teqe, shtëpi banimi karakteristike e objekte të tjera arkitekturore me vlera të rralla janë disa prej thesareve që e bëjnë këtë pjesë të Kosovës më të vizituarën dhe më atraktiven në Republikën e Kosovës.
Në natyrështator, 2015Natyra e Rajonit të Prizrenit paraqet një mundësi të shkëlqyeshmetë eksplorimit, argëtimit dhe kënaqësisë për cilindo vizitor. Përveç rëndësisë ekzistenciale që ka për banorët e vendit, një natyrë e tillë e pasur me male, ujëra, fusha, është një thesar i pafundmë për pothuajsetë gjitha aktivitetet e kërkuara nga të interesuarit
Çka nuk mund të shmangnishtator, 2015Kur ju nuk keni kohë të gjatë për të qëndruar në një vend, apo kur thjesht konsideroni se një vend nuk duhet t’ju marrë shumë kohë, doni të dini paraprakisht çka do të mund të vizitonit, apo shijonit. Një udhëzues sado i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të vendosni.
Ushqehu tradicionalishtshtator, 2015Një vend, sado i bukur që të jetë, është i pavizitueshëm pa një kuzhinë të kënaqshme. Në shumë raste, atë e bën të njohur dhe të kërkuar pikërisht kuzhina.Kuzhina tradicionale shqiptare ka një meny të pashtershme. Brenda saj, kuzhina e rajonit të Prizrenit zë një vend të veçantë.
Jetoje çastin në çdo çastshtator, 2015Rajoni i jugut, e sidomos qyteti i Prizrenit, ka një histori të mahnitshme të zejeve tradicionale. Duke qenë një qytet ku janë gërshetuar, ndër shekuj, kultura e religjione, natyrisht edhe punët artizanale kanë zënë një vend rëndësishëm në jetët e banorëve dhe po ashtu kanë pasur një zhvillim të madh.
ZHDUKJA E GJURMËVE – Qendrat historike të Kosovësshtator, 2015Ky raport i shkurtër hulumtimi ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme mbi statusin e mbrojtjes së qendrave historike urbane në Kosovë. Në vazhdën e përpjekjeve për avokim për rend urbanistik, ndalimin e degradimit të trashëgimisë dhe promovimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të qyteteve në Kosovë, EC Ma Ndryshe kësaj radhe vë në fokus të diskutimit qendrat historike të disa qyteteve në Kosovë.
Shkarko[ALB][ENG]
Numri i katërt i Buletinit "Gjykatë e Hapur"korrik, 2015Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e katërt të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", i cili mbulon periudhën Prill -Qershor 2015. Publikimi i këtij numri të buletinit është edhe një hap drejt vazhdimit të hapjes së kësaj gjykate ndaj qytetarëve. Buletini është një dritare e re e transparencës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti.
Shkarko[ALB]
Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturorekorrik, 2015Ky është viti i dytë që EC dërgon në Komisionin Evropian kontribut të strukturuar për Raportin për Kosovën 2015 (ish Raporti i Progresit) mbi trashëgiminë kulturore dhe planifikimin urban. Ky raport përmbledh të gjeturat dhe rekomandimet e punës një vjeçare të organizatës në këto fusha, me fokus në Prizren dhe Prishtinë.
Shkarko[ALB][ENG]
Plani Rajonal i Trashëgimisë për Rajonin Jugmaj, 2015Komunitetet rreth globit janë gjithnjë e më shumë në kërkim të mënyrave për t'u bërë më aktivë në qeverisjen lokale dhe të kenë një rol në menaxhimin e burimeve të tyre lokale. Pjesëmarrja demokratike me një qasje gjithëpërfshirëse për të gjithë, duke siguruar të drejtën për të praktikuar secili kulturën e vet, është thelbësore për mirëqenien e komuniteteve ku identitete të shumta dhe diversiteti konsiderohen pasuri të rëndësishme.
Shkarko[ENG]
(Pa) drejtësia në ubanizmin e Prizrenitmaj, 2015Thirrjet e publikut për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit nuk po merren parasysh nga institucionet e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror. Këto institucione që kanë detyrime të qarta ligjore për të vepruar në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore e historike në këtë Qendër, prej vitesh kanë vendosur që t'i mbyllin sytë dhe veshët kundruall degradimit urbanistik në këtë zonë të veçantë të Prizrenit, duke instaluar në mënyrë të heshtur kulturën e pandëshkueshmërisë.
Shkarko[ALB]
Numri i tretë i buletinit "Gjykatë e Hapur"maj, 2015Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e tretë të buletinit informativ \"Gjykatë e Hapur\", e cila mbulon periudhën Janar-Mars 2015. Publikimi i këtij numri të buletinit është edhe një hap drejt vazhdimit të hapjes së kësaj gjykate ndaj qytetarëve. Buletini është një dritare e re e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti. Ky publikim periodik do të ofrojë informacion mbi punën e Gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në Gjykatë, përfshirjen mediale, dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qyetarëve.
Numri i tretë i Buletinit Informativ ''Gjykatë e Hapur '' është rezultat i bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe OJQ EC Ma Ndryshe, në kuadër të iniciativës “Gjykatë e Hapur”.
Shkarko[ALB]
Numri i dytë i buletinit “Gjykatë e Hapur”janar, 2015Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e dytë të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", e cila mbulon periudhën Tetor - Dhjetor 2014. Buletini është një dritare e re e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti. Ky publikim periodik do të ofrojë informacion mbi punën e Gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në Gjykatë, përfshirjen mediale, dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qyetarëve.
Shkarko[ALB]
Grupet e komunitetit dhe planifikimi urban në Prizrenjanar, 2015Ky është viti i dytë i publikimit “Qyteti gjithëpërfshirës”, që përmbledh raportet e shtatë ekspertëve, detyra e të cilëve ishte t’i strukturojnë të gjeturat e një cikli të gjatë hulumtues dhe t’i paraqesin ato në formë të dokumenteve udhëzuese për qeverinë lokale të Prizrenit, si kontribut për procesin e planifikimit urban.
Shkarko[ALB][ENG]