Publikimet

Respektimi i ligjit në qeverisjen lokale dhjetor, 2012Ky raport përmbledh punën tre mujore(shtator, tetor dhe nëntor 2012) të monitorimit në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Të gjeturat e monitorimit gjatë kësaj periudhe vërtetojnë se transparenca jo e duhur në vendimmarrje ka shtyrë drejtuesit e komunës që në disa raste të marrin vendime që nuk përputhen me interesat e qytetarëve apo të banorëve të lagjeve të caktuara, që në rastet ekstreme ose nuk kanë pas bazë ligjore, kanë qenë në kundërshtim me ligjet në fuqi apo edhe vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Shkarko[ALB][ENG]
Prizreni - Vendtakim i Civilizimevetetor, 2012Qyteti i Prizrenit është i njohur që nga antikiteti, si një vend unik në Ballkan, për vlerat e trashëgimisë kulturore, të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme. Ky katalog prezanton vlerat kulturore dhe historike të Prizrenit me qëllim të rritjes së atraktivitetit turistik të këtij qyteti.
Shkarko[ALB][ENG]
Qeverisja e mirë nuk është fjalë gojeshtator, 2012Ky raport përmbledh punën gjashtë mujore të monitorimit në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Të gjeturat e monitorimit gjatë kësaj periudhe janë edhe një dëshmi e fortë se qeverisja e mirë nuk është fjalë goje, por veprim këmbëngulës në drejtim të demokracisë dhe cilësisë së mirë të jetesës për qytetarët.
Shkarko[ALB][ENG]
Transparenca e qeverisjes lokale në Prizren korrik, 2012Analiza bën vlerësimin e transparencës në komunën e Prizrenit, përmes këtyre segmenteve: rregullorja për transparencë, qasja në dokumente publike, web-faqja zyrtare, takimet e kryetarit me drejtorët, mbikëqyrja e punës së kryetarit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje.
Shkarko[ALB][ENG]
The Silent Balkans, film dokumentar i projektit “A Balkan Tale” maj, 2012Dokumentari “Silent Balkans” është produkt i projektit rajonal “A Balkan Tale” dhe paraqet një interpretim unik të të kaluarës së përbashkët otomane të rajonit të Ballkanit. Qëllimi i dokumentarit është ngritja e vetëdijes për nevojën e kultivimit të trashëgimisë otomane, e cila shënon një periudhë mjaft të rëndësishme të zhvillimit kulturor të popujve të Ballkanit.