Publikimet

Karta e Qytetitshtator, 2018
Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenitqershor, 2018Ky hulumtim merret me identifikimin e fenomenit të degradimit vizuel të Qendrës Historike të Prizrenit përmes mungesës së shenjëzimit adekuat dhe reklamimit të pakontrolluar. Qëllimi kryesor i hulumtimit është reflektimi i zbatimit të ligjeve të aplikueshme në aspekt të shenjëzimit dhe reklamave në Qendrën Historike të Prizrenit.
Shkarko[ALB]
Kampusi i Universitetit të Prishtinësqershor, 2018Rreth 45,000 është numri i studentëve vetëm në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.1 Mirëpo kampusi përveç që shfrytëzohet prej studenteve të UP-së, shfrytëzohet edhe prej një pjese të madhe të qytetareve tjerë, aktiviteti i të cilëve jo domosdoshmërisht lidhet me universitetin. Ky fakt ia shton kampusit edhe barrën e akomodimit të aktiviteteve tjera përveç atyre që i nevojiten vetëm studentëve.
Shkarko[ALB]
Prizreni, "qytet muze" pa muze?qershor, 2018Sa muze sot gjenden në Prizren dhe sa prej tyre janë funksionale e të hapura për publik? Në çfarë gjendje janë dhe çfarë ofrojnë muzetë e këtij qyteti? Sa reflektohet diversiteti kulturor i këtij qyteti në muzetë e saj? Hulumtimi “Prizreni, “qytet muze” pa muze?” tenton të jep përgjigje në këto dhe shumë pyetje sa i përket këtyre çështjeve dhe adreson problemet që duhet të zgjidhen në këtë fushë.
Shkarko[ALB]
Hapësira publike të sigurta dhe mikpritëse për gratë dhe vajzatmaj, 2018Punëtoria e quajtur "Hapësira publike të sigurta dhe mikpritëse për gratë dhe vajzat" është realizuar së bashku me gratë dhe vajzat e Prizrenit dhe ka trajtuar hapësirën publike përballë Gjimnazit "Remzi Ademaj", pasi që paraprakisht kjo hapësirë është identifikuar si një zonë problematike dhe e pasigurtë nga këto të fundit.
Shkarko[ALB]
Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa lejemaj, 2018Ky dokument analizon projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje. EC përmes kësaj analize i drejton rekomandimet e veta drejt organeve shtetërore lidhur me projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Shkarko[ALB]
Toaletet publikemars, 2018Ky dokument është hartuar përmes një procesi konsultues dhe trajton mungesën e toaleteve publike, shqetësim ky i dalur nga qytetarët të cilëve iu ndikon drejtëpërdrejtë në përditshmërinë e tyre.
Shkarko[ALB]
Transporti publik i qasshëm për të gjithëshkurt, 2018Transporti Publik Urban i Prizrenit
Shkarko[ALB]
Sfidat e menaxhimit të hapësirave publike në Prizrenjanar, 2018Hulumtimi mbi Menaxhimin e Hapësirave Publike në Prizren trajton sfidat në këtë sferë të qeverisjes lokale. Në këtë dokument janë paraqitur qëndrimet globale lidhur me rëndësinë e Menaxhimit të Hapësirave Publike, pastaj analiza e legjislacionit vendor lidhur me këtë çështje dhe po ashtu shqyrtohen praktikat e deritanishme të Menaxhimit të Hapësirave Publike nga Komuna e Prizrenit
Shkarko[ALB]
Hapësirat Publike në Prizrenjanar, 2018Gjatë vitit 2017 është kryer hulumtimi i të gjitha hapësirave publike të Qendrës Historike të Prizrenit. Janë analizuar kategoritë, funksionet e tanishme, elementet dhe mobilaria urbane, qasja për persona me aftësi të kufizuara, etj. Shfrytzueshmëria e hapësirave është përcaktuar pas marrjes parasysh të të gjitha faktorëve të gjendjes ekzistuese dhe shfrytëzimit të tyre në baza vjetore. Hulumtimi përmbyllet me dy shtojca (1. Hartat dhe 2. Kartelat e hapësirave publike) dhe rekomandime konkrete se si të adresohen çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së hapësirave publike në qendër të qytetit.
Shkarko[ALB]
Vizionimi i Parkut në Mushnikovëjanar, 2018Në kuadër të takimeve me banorët e fshatit Mushnikovë këta të fundit e kanë shfaqur të nevojshme vitalizimin e një hapësire të pashfrytëzueshme në këtë vendbanim. Kërkesa e tyre për ta shndërruar një hapësirë në park ka shtyrë EC-in që të përkrahë banorët dhe këshillin e fshatit në vizionimin e zgjidhjes për këtë park. Në këtë mënyrë është prodhuar projekti i vizualizuar në bazë të kërkesave dhe nevojave të vetë banorëve. Qëllimi kryesor i këij aktiviteti është që kjo hapësirë publike të vihet në shfrytëzim të banorëve të fshatit.
Shkarko[ALB]
Sheshi 7 Korrikujanar, 2018Ky hulumtim si aktivitet ka paraprirë hartimit të skenarit për hapësirën Sheshi 7 Korriku, i cili ka identifikuar mangësite, përparësitë si dhe arsyet se pse hapësira nuk vizitohet përkundër potencialit që posedon. Në vazhdim të këtij raporti do jipen në mënyrë detale të githa informatat relevante për këtë aktivitet.
Shkarko[ALB]